Katër shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në pikë kalimin kufitar Vermicë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.87 gram.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.