Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës. Dy makina janë përplasur me njëra – tjetrën. Nuk ka raportime për shtetas të lënduar rëndë.
Kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit, ka pasur trafik në autostradë. Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer veprimet e rastit.