Miniera e Bulqizës merr një tjetër jetë.
Gjatë ditës së sotme një tjetër minator humb jetën në galeri.
Mësohet se 66 vjeçari me iniciale E.K., ka humbur jetën në minierën e Bulqizës.
Sipas policisë në zonën D, në galerinë e kromit nr 34, profili 40, kati i 4, shtetasi E.K, (i cili kishte filluar punë gjatë ditës së sotme në minierë, me detyrë zjarrmëtar), pasi ka vendosur lëndën plasëse për hapjen e vendit, gjatë shpërthimit është shembur një masiv shkëmbor duke e dëmtuar rëndë shtetasin E.K, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme".
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.