Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në fshatin Rimanishtë të Prishtinës pasi që në shtëpinë e saj është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një shufër metali.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.