Operacioni ‘Shefi’ ku u arrestuan 21 shqiptarë, ja sa tonë drogë u kap, detaje

Kronikë e zezë

Operacioni ‘Shefi’ ku u arrestuan 21 shqiptarë, ja sa tonë drogë u kap, detaje

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:05
Operacioni Shefi

Prokruroia e Barit ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë i koduar “Shefi” i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia Italiane në bashëkpunim me Policinë shqiptare e nën koordinimin e Drejtorisë së përgjithshme të Antimafias Italiane.

 Operacioni Shefi ka çuar në arrestimin e 43 personave, 21 shqiptarë, 20 italianë e 2 shtetas rumunë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri (1 urdhër arrestimi ndërkombëtar) e në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindizit, Potenza e Bologna.

Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë.

Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Nga droga e sekuestruar mund të përgatiteshin rreth 7 milionë doza të vecanta droge.

Lënda narkotike trafikohej përmes detit nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias ku ishin pozicionuar dhe magazinat e konservimit të drogës pas zbarkimit.

Në lagjen Carrasi të qytetit të Barit, policia italiane ka lokalizuar një magazinë droge si dhe ka identifikuar një shtetas shqiptar i konsideruar si kreu i njërës prej organizatave të trafikantëve i cili administronte trafikimin e drogës nga Shqipëria në territorin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat