Shpërthimi i një bombole gazi për pak sa nuk u kthye në një tragjedi për një familje nga Lezha.
Ngjarja ndodhi në Ishull Lezhë paradites e së shtunës.
Zjarri shkrumboi thuajse totalisht banesën e familjes së Gjon Çukaj.
Fatmirësisht familjarët arritën të dalin në kohë jashtë shtëpisë që shpërtheu në flakë.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendgjarje edhe pse sipas raportimeve paraprake konfirmohet se shkak i zjarrit u bë bombola e gazit.