Policia e Kosovës bënë të ditur se ankues mashkull i komunitetit shqiptar në Pejë ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur kamioni i tij.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti është duke u hetuar.