Aksidenti i rëndë në Kavajë, humb jetën vjehrri dhe nusja, plagoset 8 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë në Kavajë, humb jetën vjehrri dhe nusja, plagoset 8 vjeçari

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 09:19
ilustrim

Mëngjesin e sotëm një automjet ka dalë nga rruga duke i marrë jetën dy personave dhe duke plagosur një fëmijë.

Policia bën me dije se kanë humbur jetën vjehrri dhe nusja e tij me iniciale XH.F dhe E.F 69 dhe 34 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në zonën që njihet si Mali i Robit në afërsi të Kavajës.

Mësohet se një automjet tip Toyota Corola ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës dhe shpejtësisë së lartë duke i marrë jetën dy personave që ishin duke pritur për autobus në anë të rrugës.

Fëmija i plagosur është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Kavajë

Informacion paraprak.

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat