Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Beteja e Llapushnikut” në Prizren është arrestuar në person për posedim të narkotikëve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 0.95 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.