Kapet me 20 mijë dollarë false, në pranga 44-vjeçari

Kronikë e zezë

Kapet me 20 mijë dollarë false, në pranga 44-vjeçari

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nën dyshimin e falsifikimit të kartmonedhave.

Taulant Dubali është arrestuar pasi atij i janë gjetur 20.700 dollarë, prerje njëqindëshe të dyshuara si të falsifikuara.

Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat