Një këmbësor i lënduar rëndë, gjatë fundjavës 24 fatkeqësi komunikacioni në Shkup - Bota Sot
Një këmbësor i lënduar rëndë, gjatë fundjavës 24 fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Kronikë e zezë

E martë, 25 shtator 2018

Një këmbësor i lënduar rëndë, gjatë fundjavës 24 fatkeqësi komunikacioni në Shkup

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa 11 persona kanë marrë lëndime të lehta në 11 nga gjithsejt 24 fatkeqësi komuniakcioni të regjistruara gjatë fundjavës së shkuar në rajonin e SPB Shkup. Katërmbëdhjetë fatkeqësi janë me dëme të evidentuara materiale.

Policia rrugore sanksionoi pjesëmarrës në komunikacion në baza të ndryshme, prej të cilëve 81 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa ka përjashtuar nga komunikacioni 53 prej të cilëve 13 kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 34 para  se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit të motorizuar dhe gjashtë vozitës filelstarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 26 automjete, tre teknikisht të parregullta, ndërsa 23 të parfegjistruara. Janë shqiptuar 190 masa për parkim të parregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit të specializuar janë ngritur 153 automjete.

Janë sanksionuar edhe një këmbësor i cili ka kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, gjashtë vozitës për kalim të udhëkryqit në dritë të kuqe, pesë për mosdhënie të përparësisë kalimtarëve, si dhe nga një për radhitje të parregullt dhe tejkalim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test