Arrestohet burri që rrahu renë e tij në Kamenicë

Kronikë e zezë

Arrestohet burri që rrahu renë e tij në Kamenicë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dje në Kamenicë, i cili kishte rrahur nusen e djalit të tij.

Ajo ka pësuar lëndimet trupore, e për këtë ka marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare (gruan e djalit të tij). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat