Një persona ka mbetur i plagosur nga një aksident i ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të Sukthit.
Nga fotot e publikuar nga Balkanweb, duke makina që është kthyer përmbys në rrugë, ndërsa ka mbetur i plagosur shoferi i makinës.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësi tej normave të lejuara, megjithatë do të jetë policia që do të përcaktojë shkaqet e sakta të aksidentit.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po mundohet të normalizojë trafikun.