Grupi i ‘Treblovës’, Prokuroria kërkon 29 vite burg për 4 të arrestuarit - Bota Sot
Grupi i ‘Treblovës’, Prokuroria kërkon 29 vite burg për 4 të arrestuarit

Kronikë e zezë

E shtunë, 18 gusht 2018

Grupi i ‘Treblovës’, Prokuroria kërkon 29 vite burg për 4 të arrestuarit

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:10
Narkotiket

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për 4 të arrestuarit e grupit e grupit “Treblova” në Vlorë, ku u sekuestruan një vit më parë plot 7250 rrënjë kanabis në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë.

Prokuroria kërkon në total 29 vite burg për 4 të pandehurit, konkretisht 9 vjet burg për Taulant Haxhirajn, 8 vjet burg për Shkëlqim Koçiajn, 8 vjet burg për Marjus Bajramin dhe 4 vjet burg për Xhovalin Bacon.

Të pandehurit akuzohen për “Kultivim të lendeve narkotike në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, i cili, bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e Policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta të fundit kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.

4 të pandehurit përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit për shkak se çështja po gjykohet me kohë të shkurtuar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test