Vrasja e Devi Kasmit, dëshmia e Meshinit: Pashë një person me mjekër

Kronikë e zezë

Vrasja e Devi Kasmit, dëshmia e Meshinit: Pashë një person me mjekër

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:55
Foto arkiv

Bashkëpunëtori i dyshuar në ekzekutimin e Devi Kasmit, 25-vjeçar Mario Meshini ka zbardhur në polici bisedën që ka pasur me viktimën pak para se ky i fundit të vritej.

Mësohet se i riu ai ka treguar kronologjinë e lëvizjeve të tij deri në momentin që ka takuar Devi Kasmin.

Mario ka treguar se me Devin njihet prej vitesh dhe e kishin lënë për t’u takuar për të biseduar për një çështje pune.

Sipas tij, sapo ai ka arritur poshtë pallatit të Devit i ka shkruar një mesazh në telefon ku i thoshte “hajde se erdha”.

“E kam pritur aty pranë, por nuk kam parë ndonjë njeri të dyshimtë. Sapo Devi ka ardhur përballë meje për të biseduar dëgjova të shtënat, por nuk munda të shoh njeri nga errësira. Edhe mua më kërcënuan me armë. Kam marrë motorin dhe nga tronditja jam larguar menjëherë që aty. Nuk kam lidhje me ngjarjen sepse ai ka qenë miku im”, është shprehur Meshini.

Para grupit hetimor, mësohet se Meshini ka shtuar se “kam parë një person me mjekër dhe kapuç që u largua me motor. Nuk e njoha kush ishte personi që qëlloi me armë. Kisha kontaktuar Devi Kasmin për të pirë kafe sepse e kam mik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat