Therje me thikë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 5 janar 2018 Në ora: 08:47
Ilustrim

Një person është sulmuar dje në Prishtinë me armë të ftohtë dhe është therur me thikë, në rrethana të panjohura nga një person, përcjell Bota sot.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet nën përkujdesjen e mjekëve në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur tek Santea në Prishtinë dhe i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti i proceduar mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat