I vodhën para dhe ‘Rolex’ biznesmenit, arrestohet një prej hajdutëve, 2 në kërkim

Kronikë e zezë

I vodhën para dhe ‘Rolex’ biznesmenit, arrestohet një prej hajdutëve, 2 në kërkim

Më: 3 janar 2018 Në ora: 06:33
Makina e grabitësve

Një nga autorët e vjedhjes së një biznesmeni në Grmash është vënë në pranga nga policia, ndërsa dy të tjerë janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar me iniciale A.B. dhe po hetohet për kapjen e një 28-vjeçari R.C., banues në Tiranë dhe një 26-vjeçari, banues në fshatin Gjerbës të Skraparit.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, në lagjen “Sporti” në Gramsh, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të tre akuzohen se kanë vjedhur një sasi parash, një orë “Rolex” dhe disa bizhuteri në shtëpinë e 39-vjeçarit E.L..

Biznesmeni ka pikasur hajdutët brenda shtëpisë së tij në katin e dytë të një pallati. Ndërsa hajdutët mundën të largoheshin, biznesmeni iu është vënë nga pas dhe i ka ndjekur me mjetin e tij.

Në dalje të qytetit, makina e grabitësve me targë AA 248 OH që shihni në fotot, është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Kjo e ka ndihmuar biznesmenin të kapë bllokojë prej hajdutëve dhe lajmëroi policinë, ndërsa dy të tjerë mundën të largohen në këmbë.

Në cilësinë e provës materiale, policia bllokoi automjetin me të cilit keqbërësit shkuan në vendngjarje dhe u larguan më pas. Në makinë u gjetën një kapuç, 2 palë doreza, 12 fasheta plastike, 3 maska, 1 palë paruke dhe një levë, të sekuestruara gjithashtu.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat