Një person është arrestuar dje në Pejë pasi sulmoi vëllain e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin policor 24 orësh.