Dorëzohet në Polici i mituri që theri një të ri në Skenderaj

Kronikë e zezë

Dorëzohet në Polici i mituri që theri një të ri në Skenderaj

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 15:21
Ilustrim

Dje rreth orës 12:43 është raportuar rasti ‘‘vrasje në tentativë’ në Skenderaj.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar se një person i dyshuar ka sulmuar me armë të ftohet(thikë) një person tjetër, ku viktima L.H., 18 vjeçar ka marr ndihmën e parë në Shtëpinë  e Shëndetit në Skenderaj dhe është transportuar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Në bazë të të dhënave të para të siguruara, policia ka identifikuar identitetin e personit  të dyshuar, ku i dyshuari B.I., 17 vjeçar sot është vet-dorëzuar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent  na udhëzojnë në hetim të veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat