Një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njofton Policia.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme në Prishtinë.