Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një person në Mitrovicë, pasi i ka gjetur drogë të llojit marihuanë.
Sipas njoftimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar, përcjell Bota sot.
“Mitrovicë 15.11.2017-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.78 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./BS