Një person është arrestuar dje në Ferizaj, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri, përcjell Bota sot.
Policia njofton se është konfiskuar arma Zastava me një karikator me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.