Vrasja në Sharban: Një muaj paraburgim për katër të dyshuar

Kronikë e zezë

Vrasja në Sharban: Një muaj paraburgim për katër të dyshuar

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:42
Pamje nga vendi i vrasjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktuar masën e paraburgimit prej një muaji katër personave, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen në Sharban.

Me anë të një komunikate është bërë e ditur se ndaj një personi tjetër është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

“Të pandehurve B.R,Xh,M.R dhe F.R ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej datës 26.10.2017, deri me datën 26.11.2017, ndërsa për të pandehurin P.R, Gjykata urdhëron masën paraqitje në stacion policor, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej datës 26.10.2017 deri me datën 26.11.2017”, thuhet në komunikatë.

“Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë së pandehurve në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”, përfundon njoftimi i Gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat