Ferizajasi i dehur rrah nënën, motrën dhe dajën

Kronikë e zezë

Ferizajasi i dehur rrah nënën, motrën dhe dajën

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 14:21
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Ferizaji ka rrahur nënën, motrën dhe dajën.

I dyshuari ishte në gjendje të dehur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat femra K/Shqiptare-nënën dhe motrën e tij, dhe po ashtu kishte sulmuar edhe viktimën mashkull K/Shqiptar-dajën e tij, të cilit i kishte shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat