Një fëmijë humb jetën duke luajtur

Kronikë e zezë

Një fëmijë humb jetën duke luajtur

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 18:34
ilustrim

Një 2 vjeçar nga fshati Gril i Malësisë së Madhe ka humbur jetën.

Trupi i pajetë ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës rreth orës 18:30 të së mërkurës në spitalin e Shkodrës. 2-vjeçari me inicialet D.M nuk kishte shenja jete.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve mësohet se ka rënë në një gropë të ujërave të zeza në afërsi të banesës së tij. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton “ShkodraNews”. 2-vjeçari ka qenë duke luajtur në afërsi të banesës kur në një moment është shkëputur duke rënë brenda kanalit dhe duke humbur jetën.

Familjarët janë munduar që ta nxjerrin me shpejtësi por i mituri si shkak i rënies në gropën e ujërave të zeza ka humbur jetën. Mjekët e kanë pasur të pamundur që t’i japin ndihmën e parë për shkak se 2-vjeçari mbërriti në spital pa shenja jete. Ngjarja e rëndë ka shokuar familjarët dhe të afërmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat