Lezhë, “Volkswagen”- it i thyejnë xhamat dhe i vendosin zjarrin

Kronikë e zezë

Lezhë, “Volkswagen”- it i thyejnë xhamat dhe i vendosin zjarrin

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 09:11
Ilustrim

Rreth orës 03:30 të mëngjesit së sotëm, persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një makine në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Policia ka deklaruar se autorët e ngjarjes kanë thyer xhamin e makinës tip “Volkswagen” me targa “AA 096 OS”, në pronësi të shtetases me inicialet L. P.

Mjetit, i cili i ka qenë i parkuar, i kanë hedhur një shishe me lëndë djegëse brenda, ku nga zjarri i shkaktuar janë djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria.

Ndërkohë bëhet e ditur se grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe po bëhet këqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat