Babai vret të birin sepse të dashurës së vet s’i pëlqente prania e tij

Kronikë e zezë

Babai vret të birin sepse të dashurës së vet s’i pëlqente prania e tij

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 12:09
Voglushi

Një burrë është deklaruar i fajshëm për vrasje pa paramendim në lidhje me vdekjen e të birit të vet trevjeçar, për të cilin ka thënë se ishte pengesë për lidhjen e tij me të dashurën e re.

David Creato Jr, 23-vjeçar, nga New Jersey, u deklarua i fajshëm për vrasje të rëndë pa paramendim dhe e pranoi se e ka shkaktuar vdekjen e të birit duke u treguar indiferent ndaj vlerës së jetës njerëzore duke ia mohuar oksigjenin Brendanit, shkruan Independent.

Prokurorët kanë thënë se Creato e vrau të birin, Brendanin, sepse të dashurës së tij 17-vjeçare nuk i pëlqente prania e tij në lidhjen e tyre dhe i kishte kërkuar Creatos të hiqte dorë nga kujdestaria e tij. Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër saj.

Në tetor të vitit 2015, Creato e thirri 911 duke thënë se i biri i tij kishte dalë nga shtëpia në Haddon Township në Camden County.

Më vonë gjatë asaj dite, trupi i fëmijës u gjet në një zonë malore rreth 1 milje larg shtëpisë së tij.

Autopsia ka gjetur se djaloshi kishte vdekur nga dhuna vdekjeprurëse, por shkaktari i saktë i vdekjes apo kohës së vdekjes nuk është zbuluar.

Ndërkohë, vendimi për Creaton do të merret më 29 shtator, ndërsa prokurorët kanë rekomanduar që ai të dënohet me 10 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat