Dhunon 33-vjeçaren për ta grabitur, arrestohet

Kronikë e zezë

Dhunon 33-vjeçaren për ta grabitur, arrestohet

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 23:11
ilustrim

Një 41-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka tentuar që t’i vjedhë me dhunë çantën një shtetaseje 33-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën kryesore të qytetit pranë zonës që njihet me emrin “Ish-sahati”. Sipas policisë, agresori ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ushtruar dhunë ndaj gruas 33-vjeçe për t’i marrë çantën që mbante në krah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat