Plagosje me thikë në Pukë

Kronikë e zezë

Plagosje me thikë në Pukë

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 09:17
Policia shqiptare

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur në orët e vona të ditës së djeshme në Pukë.

Policia bën me dije se në fshatin Dush, Njësia Administrative Luf – Qerret pas një konflikti për motive të dobëta, Alfred Tusha, vjeç 37 ka goditur me mjete te forta dhe mjet prerës Z. T. vjeç 27,

Z. T. ndodhet ne Spitalin Pukë ku po merr mjekim dhe momentalisht është jashtë rreziku për jetën.  

Nga shërbimet e Policisë mësohet se është vënë në pranga Alfred Tusha, ndërsa vazhdojnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat