Arrestohen të dyshuarit për vrasjen në Sitnicë

Kronikë e zezë

Arrestohen të dyshuarit për vrasjen në Sitnicë

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 09:45
Ilustrim

Janë arrestuar dy persona në lidhje me vdekjen e personit të gjetur në afërsi të lumit Sitnia, një ditë më parë.

Në orët e vona të së hënës, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve ishte raportuar rasti ,”person i zhdukur”.

Sipas familjarëve, K.M., 31 vjeçar, i gjinisë mashkull, që nga orët e para të mesnatës se datës 6 gushtit, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.

Pesë orë më vonë pasi ishte raportuar rasti, rreth orës 07:25, të datës 7 gusht 2017, policia ka pranuar informacion se në lumin Sitnica nga ana e familjarëve ishte gjetur pa shenja jete trupi i viktimës.

Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore përfshirë edhe prokurorin e rastit.

Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga ana e prokurorit të rastit është urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion mjeko- ligjor. Bazuar në raportet preliminare të hetuesve policor dhe dyshimet e ngritura, nga ana e prokurorit të rastit është kualifikuar si “Vrasjes e rëndë”.

Mbi dyshimet e bazuara në orët e mbrëmjes së datës 7 gusht 2017, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për vepër penale ’’ vrasje e rëndë”, përveç arrestimit hetuesit policorë kanë realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, me ç’ rast janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale. Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Hetuesit policor nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen plot të rrethanave të këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat