80 aksidente në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

80 aksidente në 24 orët e fundit

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:07
Pamje nga një aksident i mëhershëm komunikacioni

Sipas Policisë, 24 aksidente janë me të lënduar e 56 pa të lënduar.

Në raportin e saj të përditshëm ku njofton për 80 aksidentet që kanë ndodhur gjatë 24-orëshit të fundit, Policia ka përmendur aksidentin mes një veture dhe një autobusi që ka ndodhur dje në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Në raport thuhet se aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të veturës.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe një grua pasagjere në autobus.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.

Ndërsa, në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të djeshëm në “Rrugën B”, dy këmbësore janë goditur nga një veturë.

Të lënduarat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja shëndetësore e tyre sipas mjekëve është stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat