Një shtetas i Kosovës ekstradohet në Hungari, ky është identiteti i tij

Kronikë e zezë

Një shtetas i Kosovës ekstradohet në Hungari, ky është identiteti i tij

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 08:23
Ilustrim

Një shtetas i Kosovës, me inicialet L.B., 32-vjeç është ekstraduar për në Hungari nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë pasi i njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ky vend.

32-vjeçari u ekstradua nëpërmjet Aeroportit të Rinasit dhe për të janë njoftuar edhe autoritetet e Kosovës.

“Më datën 20 korrik të këtij viti, në Aeroportin Rinas, u ekstradua për në Hungari, shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar L.B vjeç 32, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Szekesfehervar/Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje me pasoja të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat