Shoferja ia mbath teksa makina merr flakë në lëvizje..

Kronikë e zezë

Shoferja ia mbath teksa makina merr flakë në lëvizje..

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 23:14
Ilustrim

Një makinë e drejtuar nga një vajzë është përfshirë nga flakët për shkaqe që po hetohen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë, ku policia është njoftuar se një automjet ka marrë flakë.

Nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen B.M., në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit. Në këtë moment, është braktisur në rrugë nga drejtuesja. Nga flakët janë dëmtuar 3 makina të tjera, 2 “Benz” dhe 1 “Ford”.

Policia e Tiranës njofton se grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat