Hajnat me maska dhe me armë vjedhin 67 mijë euro dhe dukat

Kronikë e zezë

Hajnat me maska dhe me armë vjedhin 67 mijë euro dhe dukat

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 12:49
Ilustrim

Dje në orët e hershme të mëngjesit persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e një femre në fshatin Dumosh të Podujevës duke grabitur para, stoli ari dhe një veturë.

Rasti që ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të së premtes është raportuar nga kryefamiljarja e cila ishte në shtëpi vetëm me fëmijët e saj.

 Ndonëse në raportin e Policisë nuk saktësohet shuma e parave, KosovaPress mëson se hajnat nga kjo shtëpi kanë vjedhur 67 mijë euro.

 “Viktima femër   ka raportuar se persona të maskuar dhe armatosur u kanë hyrë në shtëpi dhe duke i demoluar shtëpinë i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash,  një sasi stoli ari, telefona celular dhe një veturë me targa të Shqipërisë. Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur. 

Njësitë policore kanë arritur të gjejnë telefonat dhe veturën të cilat janë sekuestruar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat