Bie nga kati i dytë i banesës, vdes gruaja në Tiranë

Kronikë e zezë

Bie nga kati i dytë i banesës, vdes gruaja në Tiranë

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 16:35
Ilustrim

Një grua në Tiranë ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, duke rënë nga kati i dytë i shtëpisë së saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Paskuqan, ku ka rënë nga kati i dytë i banesës, 78-vjeçarja K.R., e cila ka gjetur vdekjen në spital.

Nga veprimet hetimore rezultoi se, e moshuara vuante nga skleroza dhe kryente veprime të pakontrolluara.

Dyshimet paraprake janë se e ndjera është hedhur nga lartësia, në gjendje të rënduar psikologjike.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat