12 orë punë në servis për të zbuluar 12 mln euro kokainë, pranga shqiptarit

Kronikë e zezë

12 orë punë në servis për të zbuluar 12 mln euro kokainë, pranga shqiptarit

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 07:53
Droga e sekuestruar

Për të gjetur drogën, policisë italiane i janë dashur 12 orë punë në servis për të çmontuar pjesë-pjesë makinën.

Në fund, është gjetur një ngarkesë e madhe prej 23 kg kokainë me vlerë të përgjithshme në tregun me pakicë prej 12 milionë eurosh, raporton gazeta italiane “La Repubblica”.

Ngarkesa e madhe e drogës është zbuluar nga policia e Fiorentinës, duke çuar në pranga një 58 vjeçar italian dhe se një 29 vjeçar shqiptar me iniciale L.L. Ata u arrestuan në momentin që po shkëmbenin automjetin.

Lënda narkotike u gjet në pjesë të ndryshme të makinës, ndërsa u kapën edhe 4 mijë euro para të gatshme.

Image

Gjithçka nisi kur shqiptari u pa duke lënë banesën e tij dhe t’i dorëzojë çelësat e makinës shtetasit italian. E gjithës skena po zhvillohej nën sytë e policëve.

Policia më pas zhvilloi kontrolle në automjet si dhe në banesën e shqiptarit e ndihmuar edhe nga qentë antidrogës.

Policia po punon për të zbuluar rrugët e drogës si dhe për të identifikuar marrësin e mundshëm të saj.

Aktualisht hipoteza kryesore është se një pjesë e ngarkesës ishte drejtuar për tek shitës të ndryshëm në Firence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat