Shqiptarin "e përpin dheu" në Itali

Kronikë e zezë

Shqiptarin "e përpin dheu" në Itali

Më: 25 maj 2017 Në ora: 00:53
Fabiol Kycyku

Një 19-vjeçar shqiptar në Itali është zhdukur pa asnjë gjurmë prej ditës së diel. Fabiol Kycyku kishte dalë nga banesa e tij mbrëmjen e së dielës, nga lagjja e Chiappas ku ai jeton.

Mediat italiane shkruajnë se ai nuk kishte marrë gjë tjetër me vete, përveçse telefonit të tij celular, pa të holla apo dokumente. 

Në Whatsapp rezulton të ketë qenë në linjë për herë të fundit, në orën 21:00 të së dielës, kur ai u zhduk. 

Familja e tij ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e 19-vjeçarit, ndërsa fotoja e Fabiolit është publikuar edhe në emisionin “L’ha visto” që transmetohet në Rai3.

Fabjoli jeton prej tre vitesh në Itali ku kishte nisur punën si mekanik. Për herë të fundit ai është parë me shokun e tij mbrëmjen e 21 majit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat