Incident në Tetovë, digjet vetura me targa të Zvicrës

Kronikë e zezë

Incident në Tetovë, digjet vetura me targa të Zvicrës

Më: 13 maj 2017 Në ora: 18:06
ilustrim

Dje në Tetovë është kapluar nga flakët një veturë e markës “Fiat” me tagra zvicerane, të cilin e ka drejtuar S.K.(48) nga Shkupi.

Nga policia informojnë se S.K. dhe persona të tjerë që ishin prezent në vend ngjarje e kanë lokalizuar zjarrin, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë pjesën e përparme të veturës, ku është djegur motori.

Inspektim ligjor kanë bërë ekipet e policisë së Tetovës dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat