(E plotësuar) - Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 20:30 në rrugën Perandori Justinian në Prishtinë është plagosur me armë zjarri një person mashkull K.H, i njëjti është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se Policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe se është në kërkim të tij.
“Aktualisht jemi në kërkim të personit të dyshuar i cili është identifikuar nga Policia”, ka thënë zëdhënësja e Policisë
Plagoset një person në Prishtinë
Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri para pak minutash në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Perandori Justinian’.
Shërbimet emergjente dhe policia janë në vendin e ngjarjes derisa ende nuk dihen detaje lidhur me rastin.