Therje me thikë në shkollën “Pavarësia”

Kronikë e zezë

Therje me thikë në shkollën “Pavarësia”

Më: 2 maj 2017 Në ora: 14:54
Shkolla fillore “Pavarësia”

Një nxënës i klasës së tetë të shkollës fillore “Pavarësia” në kryeqytet ka therur me thikë një 22 vjeqar sot rreth orës 11.

Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur brenda shkollës ndërsa këtë e mohon drejtori i kësaj shkolle Sylejman Buqaj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se personi i therur është i vitit 1995 ndërsa nxënësi i shkollës “Pavarësia” është arrestuar nga policia.

“Me këtë rast është konfiskuar edhe thika me të cilën është kryer vepra penale”, tha Ahmeti për KosovaPress.

Drejtori i shkollës “Pavarësia” Sylejman Buqaj nuk ka dashur të japë deklaratë për media duke thënë se rasti ka ndodhur jashtë shkollës.

Therjet me thika nëpër shkollat e Kosovës janë bërë dukuri e shpeshtë. Ky fakt po i shqetëson prindërit të cilët shprehin frikën për sigurinë e fëmijëve.

Valbona Berisha , e cila e ka fëmijën në klasë të parë në këtë shkollë thotë se ky rast i ka shqetësuar dhe se ajo por edhe prindërit tjerë cdo ditë i përcjellin fëmijët e tyre për në shkollë.

Berisha : Ne si prind jemi shumë të shqetësuar

“Ne si prind jemi ndjerë shumë të shqetësuar , ne fëmijët e vegjël i dërgojmë në shkollë cdo ditë i marrim dhe i dërgojmë nuk i lejojnë mësueset me dal prej shkollë para se të vijë prindërit Ne nuk kemi pas asnjëherë problem” , tha Berisha.

 Edhe Valbona Ajeti  që ka fëmijën në këtë shkollë shpreh shqetësim në lidhje me ngjarjen që ka nddohur në shkollën “Pavarësia”.

Ajeti: Zakonisht nuk ka ndodhur raste të tilla në shkollën tonë sepse është e qetë

“Edhe pse fëmija im është në klasën e dytë , ai zakonisht vjen vet në shkollë sot ka qenë i shqetësuar dhe unë e solla  vet sepse jemi afër këtu , kështu që në shkollën tonë zakonisht nuk ka ndodhur është shkollë e qetë edhe pse në lagjen tonë është mbipopullu çdo lloj popullate por nuk ka ndodhur është rasti i parë dhe shpresojmë që nuk ka me ndodh ndonjë rast tjetër “ , tha Ajeti.

Prindërit luten që ky të jetë rasti i fundit dhe raste të tilla mos të ndodhin më jo vetëm në shkollën e tyre por në asnjë shkollë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat