Vjedhja spektakolare në autobusin e Kinostudios, arrestohet 40-vjeçari nga Saranda

Kronikë e zezë

Vjedhja spektakolare në autobusin e Kinostudios, arrestohet 40-vjeçari nga Saranda

Më: 22 prill 2017 Në ora: 18:06
Ilustrim

Policia ka identifikuar dhe arrestuar personin i cili një ditë më parë u filmua nga udhëtarët në autobusin që bën linjën e Kinostudios në Tiranë, pasi kishte vjedhur një grua brenda urbanit.

Ai është një 40-vjeçar me inicialet M.C me banim në qytetin e Sarandës.

Policia e Tiranës saktëson se në rrugën e ‘’Kavajës’’, në një linjë urbane 40-vjeçari ka vjedhur portofolin e udhëtares N.C, vjeç 30, banuese në Tiranë.

Sipas raportuesve në faqen JOQ, pasi bëri vjedhjen, 40-vjeçari bërtiste: “Hapeni derën se iku hajduti, hapeni!” 

Por në kushtet kur shoferi i autobusit nuk e hapi derën, dhe burri nga Saranda u zbulua nga udhëtarët se në fakt ishte vetë hajduti, ai tentonte të dilte nga dritarja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat