Vjehërr e nuse përleshen fizikisht

Kronikë e zezë

Vjehërr e nuse përleshen fizikisht

Më: 13 prill 2017 Në ora: 11:21
Ilustrim

Në Komunën e Malishevës në orët e mbrëmjes është raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje nga e cila ka shpërthyer dhuna, ku kanë mbetur të lënduara dy femra.

Bëhet fjalë për vjehërr e nuse të cilat janë përleshur fizikisht e si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime trupore, njofton policia.

Viktimat pas përleshjes kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Nga krejt kjo ngjarje nuk raportohet se ka pasur të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat