Policia e Kosovës njofton se dje në Çagllavicë ka arrestuar tre persona, një shqiptar dhe një serb nga Kosova dhe një serb nga Serbia.
Sipas Policisë të njëjtit kanë bërë shitjen e disa parcelave të tokës në mënyrë të paligjshme.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.