Seks me dhunë në Tiranë, në kërkim ish polici

Kronikë e zezë

Seks me dhunë në Tiranë, në kërkim ish polici

Më: 6 prill 2017 Në ora: 18:24

Një episod sulmi seksual ka ndodhur së fundmi në periferi të kryeqytetit.

Për këtë, policia e Kamzës ka shpallur në kërkim Lorik Bajën, 37-vjeç, banues në Bathore, i dënuar më parë, bëjnë me dije burime nga policia lokale për Syri.net.

Baja, akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura. 37-vjeçari, i njohur si person problematik në komunitetin e Kamzës, akuzohet se ka përdhunuar Dh.C., 47-vjeçe. Materialet në ngarkim të tij, u referuan një ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tre vite më parë, më 3 Nëntor 2014, në qendër të Kamzës, Baja, ish polic i Bashkisë së Kamzës, ka goditur një efektiv në detyrë të komisariat numër 5, në Kamzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat