Një i moshuar ka humbur jetën në mënyrë të papritur teksa ishte duke ecur në rrugët e Tiranës.
V.A, 83 vjeç, banues në kryeqytet, është ndarë nga jeta një ditë më parë. Ai ishe duke ecur në këmbë në rrugën “Ferit Xhajko”, kur është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, që shtojnë se materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.