"Pilula e përdhunimit" rrezik për vajzat, si e pësoi studentja 22-vjeçare

Kronikë e zezë

"Pilula e përdhunimit" rrezik për vajzat, si e pësoi studentja 22-vjeçare

Më: 31 mars 2017 Në ora: 18:52
ilustrim

Ajo kishte dalë më shokët për të pirë diçka në kafe një lokal duke mos menduar se çfarë do të ndodhte në orët e mëvonshme.

Mediat greke raportojnë për një përdhunim që ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës ku një studente 22-vjeçare nga Shqipëria kishte dalë me shokët e saj edhe ata shqiptar për të pirë në një lokal, ndërkohë që njëri prej tyre i kishte hedhur lëndë droguese në pije duke e përdhunuar më pas në një hotel pranë zonës "Gazi" në Athinë.

Pasi 30-vjeçarii shqiptar i kishte hedhur lëndën droguese në pije, vajza nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar që të largohet për në shtëpi, por ai është treguar i gatshëm për të ndimuar raporton AthensMagazinë.

Ndërkohë që të tjerët mendonin se ai po e çonte vajzën në shtëpi, ata janë ndalur në një hotel ku ka ndodhur edhe përdhunimi.

Mediat greke raportojnë se lënda e përdorur nga 30-vjeçari">30-vjeçari shqiptar gjendet thuajse në të gjitha dyqanet e seksit dhe thërritet ndryshe edhe si "pilula e përdhunimin" pasi shitet edhe si afrodiziak.

Një pilulë e tillë shitet edhe në Shqipëri duke vënë alarmin pas disa rasteve të dyshuara se mund të jetë përdorur në histori të ngjashme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat