Kapen afër 30 kg heroinë në pikëkalimin kufitar të Kullës

Kronikë e zezë

Kapen afër 30 kg heroinë në pikëkalimin kufitar të Kullës

Më: 24 mars 2017 Në ora: 16:43
30 kg heroinë në pikëkalimin kufitar të Kullës

Gjatë kontrollimit të automjeteve që vinin nga Mali i Zi për në Kosovë oficerët doganor së bashku me ata policor kanë arritur të kapin rreth 30 kg lëndë narkotike të llojit heroin tek një shtetas i Malit të Zi.

Dogana bën të ditur se rreth orëve të mesditës së sotme në pikë-kalim ka arritur një automjet me targa të Malit të zi i cili drejtohej nga një shtetas i po këtij vendi. 

"Gjatë pyetjeve fillestare oficerët doganor kanë vërejtur se personi ka frikë dhe e kanë ndalur për kontroll të mëtejmë. Oficerët kanë filluar kontrollën me pajisjet e specializuara amerikane ku në pjesët anësore të automjetit ka pasur indikacione se ka diçka të fshehur, në ato momente personi i dyshuar ka tentuar që të futet në veturë dhe të largohet por falë intervenimit të oficerëve doganor dhe policor personi është ndaluar dhe arrestuar", thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje sipas Doganës thuhet se vetura është futur për kontrolle detale, ku gjatë kontrollit në pjesën e pasme të veturës -mbrapa dyerve të vozitësit nga ana e majtë gjenden 7 qese të zeza dhe nga ana e djathtë mbrapa dyerve të bashkudhëtarit po ashtu 7 qese të zeza të ngarkuara me substancën e dyshuar narkotike e llojit heroin. Rasti dhe sasia prej rreth 30 kg substancë narkotike i është dorëzuar policisë derisa personi është arrestuar.

Dogana e Kosovës thotë se është e përkushtuar në mbrojtjen dhe luftimin e dukurive negative, gjithashtu dogana falënderon qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme si me pajisje po ashtu edhe me trajnime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat