Aksidenton dy persona dhe ikën nga vendi i ngjarjes, arrestohet Ibrahim Braushi nga Elbasani

Kronikë e zezë

Aksidenton dy persona dhe ikën nga vendi i ngjarjes, arrestohet Ibrahim Braushi nga Elbasani

Më: 15 mars 2017 Në ora: 10:28
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga në 26-vjeçar, pasi ka aksidentuar dy persona.

Ibrahim Braushi, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targa KV 3598 B, në aksin rrugor Gostimë – Mollas ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë aksidentuar M.H, 22 vjeç dhe I.GJ, 20 vjeç, të dy banues në Kuçovë

Dy të rinjtë, pasi morën ndihmën mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është kapur dhe ndaluar nga efektivat e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat