Burri plagos gruan, e godet me thikën e bukës në grindje e sipër

Kronikë e zezë

Burri plagos gruan, e godet me thikën e bukës në grindje e sipër

Më: 9 mars 2017 Në ora: 15:07
Thika

Grindja mes një çifti bashkëshortësh ka çuar në plagosjen e gruas nga burri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kuqar të Patosit, ku Arben Hoxha në grindje e sipër ka plagosur me thikën e bukës bashkëshorten 52 vjeçare Liliana Hoxha.

Kjo e fundit ka marrë goditje në bark, ndërsa ka plagë edhe në dorë në përpjekje për t’ia marrë bashkëshortit thikën nga dora.

Gruaja është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat