Vritet një person në Pejë, flet policia

Kronikë e zezë

Vritet një person në Pejë, flet policia

Më: 6 mars 2017 Në ora: 18:16
Mentor Zeka

(E plotësuar) - Personi i vrarë rreth orës 16:00 sot në Pejë, është Mentor Zeka, 39 vjeçar.

Gazeta “Bota sot”, kishte ka raportuar se vrasja e Zekës ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, duke konfirmuar rastin tha se bëhet fjalë për një vrasje. “Personi vrarë është i lindur në vitin 1978”, tha Ibraj.

Ndërsa gazeta “Bota sot”, ka siguruar edhe fotot e Mentor Zekes, tashmë i ndjerë.

Image

Një person është vrarë sot në Pejë gjatë orëve të pasdites.

Zyrtari për informim i policisë rajonale të Pejës, ka konfirmuar për media se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku një person është vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ky rast ka ndodhur rreth orës 16:00, ku një person ka mbetur i vrarë, nga të shtënat me armë zjarri. Për momentin hetimet janë duke vazhduar edhe pse ende nuk ka persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vrasje”, ka thënë Ibraj.

Vritet një person në Pejë

Një person është vrarë në qendër të qytetit të Pejës. Burimet bëjnë me dije se fjala është për personin me inicialet M.Z.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, një 38 vjeçar është vrarë në lagjen Fidanishte në qytetin e Pejës, .

Media ka provuar të marr informacione nga Policia lidhur me rastin, por zyrtarët për informim të Policisë nuk e kanë hapur telefonin.

Media, do të iu mbajë të informuar për rastin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat